Hapet festivali Mjedisor Për Prosperitet të Përbashkët
Prishtinë, 4 shkurt - Nisma "Let's Talk About Food Waste" e cila zbatohet nga Fondacioni Jeshil organizon hapjen e festivalit Mjedisor Për Prosperitet të Përbashkët (Entropy) që do të mbahet sot në Kino Armata, nën temën "E drejta në Ushqim".
Entropy Fest ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në Kosovë për Mbeturinat Ushqimore dhe Veprimin Klimatik.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck-Ahliny e cila do të mbajë fjalim hyrës.
"Let's Talk About Food Waste" synon të iniciojë një dialog publik të udhëhequr nga komuniteti dhe palët e tjera të interesit në Kosovë mbi ndikimet socio-ekonomike, politike dhe mjedisore të Mbeturinave Ushqimore dhe pilotimin e zgjidhjeve inovative për këtë problem.