26 Dhjetor 2024

Hapet Festivali i Vjeljes së Rrushit HardhFest

Rahovec, 2 shtator - Me sloganin “Për Kokër t’Qefit”, këtë vit mbahet edicioni i 15 dhe jubilar i “festës së vjeljes së rrushit - HardhFest”, që do të nisë sot dhe do të zgjasë deri më datën 4, n’Konak të Rahovecit tek shtëpia e verës.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marr pjesë në hapjen e Festivalit të Vjeljes së Rrushit HardhFest i cili do të mbahet në qyteti e Rahovecit.

Ky festival tradicional, i cili organizohet nga Komuna e Rahovecit, edhe këtë herë​ mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Festivali ndër vite ka ndryshuar, duke arritur nivelin e organizimeve më të rëndësishme në Kosovë.

Me ribrendimin e festës së vjeljes së rrushit, duke u quajtur HardhFest, me rritjen e aktiviteteve, festivali arriti të fuqizohet, kështu duke sjell 20 mijë turistë, në festë dhe Rahovec.

Gjithashtu këtë vit, HardhFest arriti të ndërkombëtarizohet, nëpërmjet Art Symposium dhe Koncerteve, duke sjellë emra të njohur të artit ndërkombëtarë, si artistë nga Suedia, Zvicra,Gjermania, Arabia Saudite, Bjellorusia, Bosna dhe Hercegovina, Greqia, Polonia, Turqia, Bullgaria,Maqedonia si dhe Shqipëria e Kosova.

E veçanta e këtij edicioni jubilar, është edhe ardhja e Stër-Mbesës së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skënderbe, Sofie Kastrioti, e cila do të jetë pjesë e programit, duke performuar veprat e saja artistike. Vizita e saj është nder për komunën e Rahovecit pasi që kjo është hera e parë që Znj. Kastrioti viziton Republikën e Kosovës.

Bashkangjitur mund të gjeni ftesën dhe programin e festës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)