Hapet festivali i rrushit, verës, ushqimit dhe kulturës
Rahovec, 7 shtator - Me rastin e 10 vjetorit të Festivalit tradicional të Rrushit, Verës, Ushqimit dhe Kulturës, si dhe për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës (SHTAK), në koordinim me Komunën e Rahovecit, organizon Festivalin e Rrushit, Verës, Ushqimit dhe Kulturës 2012.
Ky manifestim do të zgjas tri ditë duke fillur nga data 7 deri 9 Shtator dhe do të jetë i pasur me aktivitete kulturore, sportive dhe zbavitëse.
Numri i vizitorëve pritet të jetë deri 10 mijë.