25 Dhjetor 2024

Grantet dhe subvencionet stimulojnë vreshtarinë dhe verëtarinë

Prishtinë, 3 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verës “Enologjia”, të cilët i ka njoftuar për programet mbështetëse të ministrisë për këtë vit, si dhe për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe verëtarisë në vitet e fundit.

Gjatë këtij takimi ministri më gjerësisht i ka njoftuar ata me masat mbështetëse për këtë sektor, ku edhe sivjet ai tha se prodhuesit dhe përpunuesit e verës, do të gjejnë mbështetjen përmes pagesave direkte dhe granteve investive.

Ministri ka treguar se gjatë këtyre ditëve do të shpallen edhe thirrjet për aplikim për shumicën e masave të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti. Përmes këtij programi, ai tha se synojnë përmirësimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend, si dhe stimulimin  dhe rritjen e cilësisë së prodhimit dhe përpunimit bujqësor në vend.

Po ashtu, ministri Krasniqi i përgëzoi prodhuesit e verës edhe për rritjen e eksportit të verës kosovare drejt tregjeve të huaja.

Ai ka treguar se krahas rritjes së eksportit, trendi i importit të verës në vend ka shënuar rënie dhe sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit të kaluar, janë eksportuar mbi 5 milionë litra verë, ndërkaq janë importuar më pak se 600 mijë euro. Këta prodhues, sipas ministrit janë edhe një shembull i mirë i suksesit në këtë sektor.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verës “Enologjia”, kanë treguar se mbështetja e deritanishme e MBPZHR-së ka bërë që sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë të zhvillohet edhe më shumë, duke ndikuar kështu edhe në përmirësimin e cilësisë së prodhimeve dhe stimulimin e eksportit të produkteve të këtij sektori jashtë vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)