GP i AAK-së thërret interpelancë për problemet e qumështarëve
Prishtinë, 10 korrik - Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka proceduar sot me kërkesën për interpelancë me ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për temën e industrisë së prodhimeve të qumështit dhe produkteve të tij.
Paraprakisht deputetët e AAK-së kanë pritur një delegacion përfaqësuesisht të qumështarëve të Kosovës, me të cilët kanë diskutuar së afërmi problemet me të cilat po ballafaqohet kjo industri.
Bashkëngjitur është dokumenti i interepelancës së ftuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së.