25 Dhjetor 2024

Gjysmë milion euro investime në Lugun e Drinit

Klinë, 7 dhjetor - Në fshatrat e Lugut të Drinit, pushteti lokal është duke realizuar 4 projekte të mëdha kapitale duke u bazuar në nevojat e qytetareve dhe prioritetet e Komunës,  projekte këto nga të cilat përfiton komuniteti i kësaj anë në lëvizje më të lehtë, ambient më të pastër dhe zhvillim të bujqësisë. Investimet në këtë zonë për këto projekte kapin vlerën rreth gjysmë milion euro. 

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, nga afër ka përcjellë punimet në kanalizimin e fshatit Budisalc, i gjatë 5554 metra, që ka kushtuar afër 70 mijë euro. Me këtë projekt krijohet një ambient shumë më i pastër për banorët e këtij fshati, të cilët deri tash ujërat e zeza i kanë derdhur kudo nëpër rrugë dhe tokat e bukës.

Po në këtë fshat, si dhe fshatin Krushevë e Madhe, është duke u ndërtuar kanali për ujitjen e tokave bujqësore i gjatë 4250 metra, i cili ka kapacitet për ujitjen e më se 400 hektarë toke bujqësore. Ky projekt ka kushtuar 200 mijë euro.

Projekt tjetër në Lugun e Drinit, është edhe ura në fshatin Ranoc, që e lidh Shtupelin, Zllakuqanin, Ranocin, Leskocin dhe Koshin e Istogut, për të cilin projekt Komuna ka investuar 20 mijë euro. Kreu i Klinës ka parë nga afër edhe punimet që janë duke u kryer në asfaltimin e rrugës Shtupel-Ranoc,  që është një lidhje e mire e fshatrave verilindorë me ato të Lugut të Drinit, rrugë kjo e cila pothuajse ka qenë e pakalueshme për automjete.

“Qeverisjen lokale të Komunës po e përcjell një dinamikë e lartë në realizmin dhe implementimin e projekteve. Të tilla janë edhe këto projekte. Falë punës sonë të përbashkët po realizojmë dhe po përmbyllim projekte të rëndësishme për qytetarët.\"

\"Institucionet e pushtetit do të përkujdesen që t’i japin kuptimin jetës edhe në këtë zonë. Të gjitha këto investime tregojnë për një vëmendje të qeverisë komunale për shpërndarjen proporcionale të mjeteve buxhetore në veçanti duke krijuar prioritete tek të gjitha lokalitetet”, ka thënë me ketë rast kryetari Bashota në takimet që ka pasur me banorët e shumtë të kësaj zone në vendet ku janë duke u kryer punimet.

Projekte infrastrukturore në rrugë dhe në fusha tjera janë duke u realizuar edhe në lokalitete tjera të Komunës së Klinës, disa prej të cilave tashme janë në përfundim e sipër e disa kanë përfunduar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)