23 Dhjetor 2024

Gjykata e BE-së ndalon patatet e përpunuara gjenetikisht

Bruksel, 14 dhjetor -  Gjykata e Bashkimit Europian (BE) ndalon kultivimin dhe shitjen e patateve të përpunuara gjenetikisht „Amflora“.

Arsyeja është se Komisioni i BE-së bëri disa gabime procedurale dhe teknike në lidhje me autorizimin e ushqimit dhe përpunimit industrial nga kompania BASF, deklaroi gjykata e Luxemburgut.

„Në këtë kontekst, Gjykata supozon se rezultati i këtij procesi apo përmbajtja e këtij vendimi të kontestuar do të dështojë, vetëm nëse Komisioni u është përmbajtur mirë këtyre rregullave, atëherë vendimi është marrë me saktësi“, kështu arsyetohet vendimi.

 Bimët e përpunuara gjenetikisht, janë të ndaluara

Veç misrit të përpunuar gjenetikisht, patatja Amflora ishte e vetmja bimë gjenetike, kultivimi i së cilës ishte lejuar nga BE. Gjithashtu ishte lejuar edhe përpunimi i saj në ushqim.

Kur Komisioni Europian po merrte këtë vendim, ai mori parasysh edhe nje raport tjeter nga Agjencia Evropiane e sigurisë së Ushqimit (EFSA).

Autoritetet e BE-së, nuk i raportuan komisionit kompetent të vendeve anëtare të saj mbi mendimin e EFSA-së. Andaj, me këtë hap, komisioni shkeli obligimet e këtij procesi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)