23 Dhjetor 2024

Gjinovci: Siguria e ushqimit në nivel të kënaqshëm

Prishtinë, 29 prill - Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), ka deklaruar se siguria e ushqimit në Kosovë është në nivel të kënaqshëm, por ende mbetet punë për t’u bërë që të arrihet niveli i vendeve të BE-së.

Sipas tij inspektorët e AVUK-ut në vazhdimësi kontrollojnë dhe monitorojnë të gjitha produktet, qoftë ato që prodhohen në Kosovë apo jashtë.

Gjinovci, në një intervistë për Radio Kosovën, ka theksuar gjithherë kur hasim në produkte të dyshimta që hidhen në qarkullim, apo tregtim nga ana e tregtarëve mirëpo edhe gjatë inspektimeve të cilat realizohen nga ana e inspektorëve të agjencisë.

\"Përmes informacioneve të cilat vijnë edhe nga vendet e rajonit, gjithherë veprojmë me kohë dhe nuk lejojmë që ato produkte ushqimore të konsumohen, kuptohet për ato që dimë, që kemi informacion, që jemi të sigurt dhe mbi të gjitha ato produkte ushqimore të cilat në bazë të rezultateve laboratorike, dalin që nuk janë të përshtatshme për konsum human\", ka\\ theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)