22 Dhjetor 2024

Gjilani u shpërndan farë misri 402 fermerëve për mbjelljet pranverore

Gjilan, 16 prill - Komuna e Gjilanit, në kuadër të projektit të rregullt për mbjelljet pranverore, ka nisur sot shpërndarjen e 800 thasëve me farë misri për 402 fermerë që të mbjellin një sipërfaqe prej 400 hektarëve.

Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se fokus ka qenë mbështetja e fermerëve, të cilët nuk kanë arritur të përzgjidhen nga Ministria në grantet e tyre dhe kështu po bëjmë maksimumin që sa më shumë tokë bujqësore të punohet dhe sa më shumë fermerë të mbështeten.

“Kryetari i Komunës në vazhdimësi për çdo vit ka mbështetur të gjitha projektet në bujqësi dhe sot kemi 402 fermerq përfitues për mbjellje të misrit. Me këtë synohet që sa më shumë tokë bujqësore të punohet dhe sa më shumë ta mbështesim bujkun punëtor. Në kuadër të masave parandaluese të pandemisë, shpërndarja do të bëhet duke respektuar masat anti-covid-19.''

''Kushtet klimatike janë optimale për mbjelljet pranverore dhe uroj që nisja e mbjelljes të jetë edhe mesazh pune por edhe mesazh jete në luftën kundër pandemisë globale”, tha ai.

Ramadani ka paralajmëruar edhe subvecione të tjera në sektorin e blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë, perimtarisë dhe në mekanizëm bujqësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)