24 Dhjetor 2024

Gjilani shpërndan paisjeve elektrike, centrifuga për bletarët

Gjilan, 18 tetor - Drejtoria e Bujqësisë dhe e Pylltarisë, sot ka bërë shpërndarjen e pajisjeve elektrike të centrifugave, për bletarët gjilanas, projekt ky i planifikuar në kuadër të programit për mbështetjen e fermerëve të Komunës së Gjilanit dhe nxitjen e prodhimit më të madh të mjaltit.

Drejtori i kësaj drejtorie, Ramiz Ramadani ka thënë se ky projekt që kap vlerën mbi 12 mijë euro dhe është në kuadër të mbështetjes së fermerëve të cilët janë gjithnjë në rritje sa i përket kapaciteteve prodhuese në të gjitha fushat.

“Komuna e Gjilanit ka kushte të jashtzakonshme, sa i përket mundësisë që bletarët të merren me këtë veprimtari që njëkohësisht ka edhe levërdinë e saj materiale, por konkretisht levërdinë shëndetësore për njeriun. Gjilani ka rreth 250 bletarë, me afër pesë mijë shoqëri bletësh."

"Bletaria vazhdimisht është mbështetur nga Komuna e Gjilanit, në vitin 2014 kemi shpërndar 700 koshere për bletë, në vitin 2015, mbi 150 pajisje të ndryshme për bletarët dhe në dy vitet e fundit 70 centrifuga elektrike"

"Të gjitha këto subvencionime nga ana e Komunës janë bërë me qëllim të konsolidimit të bletarisë si veprimtari dhe me mbështetje të fuqishme të kryetarit Lutfi Haziri”, ka thënë drejtori Ramadani.

Ai tha se objektiv i Komunës së Gjilanit është që mjalti të kthehet në tryezë dhe të bëhet ushqim i rëndomt i sofrës Gjilanase, ngase vlera e mjaltit është jashtzakonisht e madhe, ku nga 24 mikroelemente në xhakun e njeriut, 22 janë në mjaltë. Kurse objektivi tjetër sipas drejtorit Ramadani, është poashtu i rëndësisë së veçantë që si drejtori jemi duke punuar që bletaria të jetë aktivitet familjarë në një shtrirje më të gjerë, por të organizuar si mikrobiznes që sjell edhe fitime.

Ndryshe vlera e projektit të sotëm është 12 mijë euro dhe është participim i Komunës me 80 për qind dhe i bletarëve me 20 për qind, ndërsa përfitues të sotëm janë 35 bletarë.

E nga ana e tij, Vesel Sadiku, kultivues i bletës dhe produkteve të mjaltit, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për angazhimin dhe punën që po e bënë në mbështetje të fermerëve, derisa ka kërkuar angazhimin më të madh të të rinjëve në punimin e tokës bujqësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)