23 Dhjetor 2024

Gjilani shpërndan mekanizim bujqësor për 60 farmerë

Gjilan, 23 shtator - Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit ka shpërndar sot mekanizim bujqësor për 60 farmerë, vlera e të cilëve është afro 53 mijë euro.

Drejtoria i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka deklaruar se ky është viti i gjashtë që Komuna e udhëhequr nga Lutfi Haziri shpërndan këtë pako.

“Është viti i gjashtë i qeverisjes së z Lutfi Haziri që e promovojmë këtë projekt, duke e vlerësuar rëndësinë e mekanizimit bujqësor. Nga kjo pako mbështetëse, përfitojnë 20 farmerë me spërkatëse 440 litërshe, 10 farmerë përfitojnë rotofreza, 10 të tjerë përfitojnë piajtore me 24 disqe, 10 farmerë kosa rotative, ndërsa 10 farmerë të tjerë përfitojnë grumbulluese të sanës. Për pak ditë, edhe dhjetë fermerë do të furnizohen me makina për mbjelle të misrit. Pra, janë 70 pajisje mekanizimi. Urime të gjithë përfituesve”, tha Ramadani.

Pasi e ka falëndëruar kryetarin Haziri për mbështetjen sistematike ndaj sektorit të bujqësisë, Ramadani tha se krahas këtij aktiviteti, Drejtoria për Bujqësi e ka të hapur edhe thirrjen për aplikim për farë të grurit, duke shtuar se mekanizimi bujqësor do ta krijojë mundësinë e punimit cilësor të tokës e rritjes së rendimentit.

Ndërsa, farmeri nga Pogragja, Ismajl Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen në mekanizim, duke thënë se ky është një lehtësim i madh për të për punmin e tokës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)