Gjilani shpërndan farë misri për 411 fermerë
Gjilan, 16 prill - Komuna e Gjilanit nga sot ka filluar shpërndarjen e farës së misrit për mbjelljet pranverore, duke subvencionuar 840 fermerë brenda vitit në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, se qëllimi ka qenë stimulimi i mbjelljes dhe punimit të tokës bujqësore.
“Të gjitha aplikacionet e dorëzuara nga fermerët janë miratuar. Në mbjelljet pranverore janë subvencionuar mbi 411 fermerë. Shpërndarja bëhet nëpër lokalitete në koordinim më Këshillat e fshatrave. Sot kemi filluar me punktet në Velekincë, Llashticë, Zhegër, Nalalë, Lladovë, Cernicë, VrapÒ«iq dhe Livoc i Ulët, ndërkaq në ditët tjera do të shpërndahet në të gjithë fshatrat, me qëllim të eliminimit të tollovisë. I lus përfituesit dhe të gjithë bujqit e Gjilanit që të fillojnë punën."
"Mbjellja është e garantuar nga ora 6:00 deri në orën 20:00. Çdokush ka të drejtë të dalë në ara për të punuar me masa mbrojtëse, por jo me shumë anëtarë të familjes”, ka thënë kryetari Haziri.
Komuna e Gjilanit do të jap afatin kohor për mbjellje dhe do të monitorohet në vazhdimësi.
Ndryshe, vlera e projektit është rreth 16 mijë euro, ndërkaq fara është e institutit të Osjek.