Gjilani rifillon fazës e tretë e dezinsektimit hapësinor
Gjilan, 21 gusht - Komuna e Gjilanit, pas përmirësimit të kushteve atmosferike, do të rifillojë sonte fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme dhe pengesë në jetën e qytetarëve të Gjilanit.
Faza e tretë ka qenë e paraparë që të nis të hënën, por është ndërprerë për shkak të reshjeve të shumta të shiut, ka bërë të ditur drejtori për Shëndetësi në Gjilan, Selami Xhemaili.
Faza e tretë nis sonte në 19:30 deri në orën 24.00 dhe do të vazhdojë për tri ditë me radhë.
Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhët të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00.