Gjilani prezanton projektin për të rinjtë në agrobiznes
Në këtë prezantim para të rinjëve të shumtë është paraqitur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka potencuar se Gjilani të ardhmen e vet në aspektin e zhvillimit ekonomik, duhet ta projektoj mbi zhvillimin e qëndrueshëm të agrobiznesit me fokus të veçantë në eksportim të produkteve, duke garantuar edhe mbashtetjen politike në nivelin lokal.
“Kosova është vend tipik agro industrial dhe Komuna e Gjilanit është e fokusuar në projekte të tilla, në mënyrë që rinia jonë të jetë aktive në të bërit biznes dhe me kapacitetet që ka Gjilani, kjo veprimtari është e mundur që të bëhet. Prodhimi në fushën e agro-biznesit është i sigurtë sepse përpos tregut vendor kërkesa jashtëzakonisht të mëdha ka edhe në tregun e jashtëm përmes eksportit”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm Komuna e Gjilanit së bashku me qeverinë e Kosovës do të fillojnë subvencionimin e kulturës së duhanit, që do të ndikoj në rritjen e të punësuarve dhe punimin më të madh të tokës.
Ndryshe ky projekt është i paraparë të zgjas 22 muaj në kuadër të projektit gjithashtu do të ndahen edhe informatat online për të gjitha interesimet e të rinjëve.