Gjilani prezanton programet në mbështetje të fermerëve të Regjionit Lindor
Gjilan, 12 mars - Komuna e Gjilanit ka ftuar të rinjtë nga Regjioni Lindor të marrin pjesë në “Konferencën me institucionet financiare dhe institucionet politikbërse” të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”.
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komunat e tjera nga Regjioni Lindor.
Qëllimi kryesor i kësaj konference është të prezantohen programet në mbështetje të fermerëve të Regjionit Lindor.
Kjo konferencë do të mbahet sot në “Sallën e Kuvendit” në Komunën e Gjilanit