22 Dhjetor 2024

Gjilani nis mbjelljen e dunjve dekorativ në Ditën e Tokë

Gjilan, 22 prill - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë mbjelljen e drunjve dekorativ në shënim të Ditës së Tokës dhe njëherit krijimin e ambientit të pastër për shëndet më të mirë për qytetarët.

“Krahas angazhimit të përditshëm që Komuna e Gjilanit dhe ekipet ndër-institucionale janë duke punuar me një kujdes maksimal dhe 24 orë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, ne sot simbolikisht po bëjmë mbjelljen e drunjve dekorativ."

"Me zhvillimin e programit dhe projekteve gjithmonë një kujdes të veçantë i kemi kushtuar edhe gjelbrimit dhe bëjmë thirrje që Dita e Tokës të përcillet me një masovizim të përgjithshëm qytetarë për ta ruajtur, mbrojtur dhe gjelbruar ambientin në vazhdimësi”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka apeluar që gjatë gjithë sezonit të mbillen drunj, të cilët mund t’ia atribuojnë vetvetes, familjes, lagjes, baballarëve apo edhe dedikimin e drunjve të mbjellur për qiftet e reja.

“Të gjithë së bashku të mbjellim drunj e të përkujdesemi për ta. Secili të shënon emrin e tij në drinj, të kujdesen për ta dhe normalisht të rriten së bashku me rritjen e qytetit tonë. Ftoj bizneset, familjet, ndërmarrjet publike dhe qytetarët kudo që jetojnë, që të vazhdojnë mbjelljen e drunjve."

"Kjo ditë është njëra nga 365 në vit, mirëpo duhet të vazhdohet aksioni përditë në kujdesin ndaj ambientit, sepse pandemia na ka treguar të gjithëve se sa i rëndësishëm është ajri dhe ambienti i pastër pa viruse dhe pa sëmundje ngjitëse dhe pa probleme tjera të ndotjes së ajrit”, ka porositur i pari i Gjilanit.

Ai ka konfirmuar angazhimin e përditshëm të Komunës së Gjilanit në pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit, mirëpo siç ka thënë kryetari Haziri, angazhimi i qytetarëve është i domosdoshëm në këtë aktivitet.

“Komuna e Gjilanit në kuadër të planifikimit të punës do të vazhdoj këtë aksion të kryesuar nga nënkryetari Arbër Ismajli dhe Drejtoria e Bujqësisë për të mbjellur drunj dhe për të gjelbruar ambientin nëpër të gjitha lagjet, fshatrat dhe vendbanimet sepse zona rurale por veçanërisht ajo urbane ka nevojë për më shumë drunjë dhe gjelbrim”, ka njoftuar kryetari pas mbjelljes së drunjve të parë në shënim të Ditës së Tokës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)