Gjilani nis fazën e dytë të dezinsktimit hapësinor
Gjilan, 11 korrik - Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do ta të filloj sot fazën e dytë të dezinsektimit e hapësirave publike në të gjitha lagjet e qytetit dhe në fshatra.
Drejori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka njoftuar se dezinsektimi do të nis në ora 20:00-24-00 për katër ditë me radhë, ndërkaq ka apeluar apeluar bletarët që ti mbajnë të mbyllura ato gjatë kohës sa bëhet dezinsektimi, ngase materiali i cili përdoret për ti eliminuar insektet, është i dëmshëm për bletët.
Përndryshe, Komuna e Gjilanit e ka realizuar fazën e parë të dezinsektimit më 16 qershor për katër ditë me radhë.