Gjilani gati për korrje - shirjet
Gjilan, 3 korrik - Komisioni Komunal për korrje-shirje është takuar sot me autokombanjerët e Gjilanit, ku janë diskutuar gjendja teknike e autokombajnave, kushtet dhe çmimi i korrjes, që sivjet do të jetë 100 euro, i rekomanduar nga Ministria e Bujqësisë.
Nga autokombajnerët është kërkuar të presin vlerësimin e komisionit për të filluar korrje-shirjet që edhe këtë vit janë afro tre mijë hektarë të mbjella me grurë, elb, tërshërë dhe thekër.
Kryetari i këtij Komisioni, njëherit drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Ramiz Ramadani, kërkoi mobilizim të të gjithë akterëve të përfshirë në fushatën e korrje-shirjeve, me qëllim që gjithçka të jetë në dinamikë të lartë të punës që bereqeti për të cilin fermeri ia kushton tërë vitin të korret në bazë të standarteve më të larta dhe në kohën optimale.
Ai ka kërkuar nga kombajnerët që të jenë të pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe të jenë gjithashtu të gatshëm edhe në promovimin dhe parandalimin e inicimit të zjarreve eventuale.
Gjithashtu, nga kombajnerët është kërkuar që të mos nxitojnë në fillimin e fushatës para se komisioni ta vlerësoj pjekjen teknologjike të grurit dhe ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës.
Në komunën e Gjilanit këtë vit janë të mbjellura afro tre mijë hektar grurë, elb dhe tërshërë, ndërkaq operojnë rreth 70 autokombajna të mjaftueshëm për përfundimin e shpejtë dhe të suksesshëm të fushatës.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe pronari i mullirit “Alia Comerc”, në Cërrnicë, që është edhe grumbulluesi kryesor i grurit, i cili gjithashtu është zotuar para komisionit dhe kombajnerëve se ka kapacitete të mjaftueshme për grumbulolimin e gjithë sasisë së grurit.