24 Dhjetor 2024

Gjermania mbështet promovimin e verërave kosovare në tregjet evropiane

Prishtinë, 11 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi se bashku me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, do të vizitojnë Departamentin e Vreshtarisë dhe Veretarisë në Rahovec.

Me këtë rast,  do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mes MBPZhR-së dhe Qeverisë Gjermane, ku kjo e fundit përmes projektit “Rritja e konkurrueshmërisë së sektorit privat”, i implementuar nga organizata e Qeverisë Gjermane GIZ, e financuar nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik, do të ndihmojë ministrinë në hartimin e strategjisë kombëtare për sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë, si dhe do të mbështes promovimin e verërave kosovare në tregjet evropiane.

Projekti ,,Rritja e konkurueshmërisë së sektorit privat në zonat rurale’’, që implementohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) e financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) është duke përkrahur sektorin e verës në Kosovë.

Në prani të ambasadores gjermane Znj. Angelika Viets, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Z.Memli Krasniqi, Drejtori GIZ në Kosovë James Macbeth Forbes, drejtori i shoqatës së verës Enologjia Nevzat Haxhijaha  dhe presidenti i shoqatës së prodhuesve të rrushit Afrim Sharku, do nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimi.

Me këtë marrëveshje  mirëkuptimi palët  nënshkruese pajtohen për bashkëpunim në  zhvillim të strategjisë për sektorin e verës, për  konceptin e marketingut dhe aktivitete promovuese dedikuar tregjeve lokale, rajonale dhe të BE-s, si dhe adaptimin e kornizës ligjore sipas  Acquis Communautaire.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)