Gjermania do të vazhdoj mbështetjen për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë
Prishtinë, 6 shkurt - Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt sot vizitoj Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se bashku me Dr. German Jeub, Drejtor i Përgjithshëm ne Ministrinë per Ushqim dhe Bujqësi në Berlin Gjermani dhe udhëheqësin e autoritetit për mbrojtëje të konsumatorit dhe kontroll të ushqimit të landit të Saksonisë se Ulët. Për tu njohur nga afër me punën dhe të arriturat ne këtë institucion.
Kryeshefi Ekzekutiv Dr. Valdet Gjinovci, u shprehu mirëseardhje duke vlerësuar se Gjermania është partner i rëndësishëm per Kosovën, ku në vazhdimësi bashkëpunim mes dy vendeve ka qen frytdhënës në ngritje të kapaciteteve të autoritetit duke potencuar bashkëpunimin me homologun e tij Prof. Dr. Haunhorst, President ne Zyren Shteterore per Mbrojtje te Konsumatorit dhe Siguri Ushqimore nga Saksonia e Ulet (LAVES). Dr. Gjinovci tutje tha se Gjermania është një prej donatoreve me te mëdhenj qe kemi dhe do të thellojmë bashkëpunimin bilateral, se te dyja vendet janë te lidhura në marrëdhënie të ngushta tregtare te cilat janë duke u zhvilluar tutje.
Ambasadori Heldt theksoi se Gjermania është një nder vendet e para qe e ka njohur pavarësinë e Kosovës e cila aktualisht është duke e përmbushur 10 vjetorin e saj.
Ai përgëzoj AUV-në per laboratorët dhe pajisjet moderne dhe funksionale të cilat i posedon..
Bashkëpunimi sa i përket sigurisë ushqimore ndërmjet eksperteve Gjerman dhe kolegeve Kosovar ka fillet e tij duke filluar qe nga viti 2008.
Gjermania përkrah Kosovën ne arritjen e qëllimeve te saj integruese drejt BE duke përfshirë përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës per te plotësuar standardet e sigurisë ushqimore te BE.
Te dy palët u pajtuan se konsumatoret Kosovar dhe Evropian kërkojnë siguri ne ushqim dhe cilësi te lart të ushqimit.
Gjithashtu, siguria ushqimore është parakushte i domosdoshëm per promovimin e eksportit te produkteve bujqësore dhe per zhvillim ekonomik te vendit.
Ku qëllim kryesor është qe konsumatoret të besojnë ne sigurinë e ushqimit te tyre. Përveç legjislacionit te duhur dhe pajisjeve te nevojshme, është e domosdoshme qe te jete ne dispozicion stafi i aftësuar dhe i trajnuar mire ne AUV.
Si përfundim Dr. Jeub theksoi: “Bota do te jete e hapur per prodhuesit Kosovar nëse ata i përmbushin standardet Evropiane te cilat janë prej standardeve me te larta ne bote”