Gjermani: Alarm mbi Krimbin e misrit, vie nga Kosova!
Bayern, Gjermani 2 shtator - Misri në Gjermani gjendet në rrezik për zhdukje njoftojnë specialistë të Ministrisë së bujqësisë. Filluar nga viti 2003, një sortë e krimbit është duke ngrënë rrënjët e misrit dhe se nuk ka ndonjë insekticid i cili mund të luftoj këtë krimb.
Gjatë hulumtimeve nga specialistët e bujqësisë eshtë zbuluar se ky Krimb vie nga Kosova dhe se në Kosovë ishte sjellur përmes Amerikanëve gjatë luftës në Kosovë.
Përhapja e këtij insekti ka kapluar të tërë Bayernin, regjion ky i cili njifet si një ndër regjionet më produktive të misrit. Gjermanët spjegojnë se Kosovarët kan sjellur këtë insekt duke transportuar produkte pemësh dhe Perimesh nga Kosova .
Në Kosovë kjo dukuri nuk është zbuluar deri më tani, ngase Kosovarët përdorin një mësim nga pleqerit e tyre (Mos mbjell dy vite me radhë në të njëjtin vend misrin!). Shkenctarët janë konfrontuar me këtë fenomen se pse në Kosovë nuk ka dëme, ndërsa në Gjermani shkatërron me mijëra hektare? Duke u bazuar në systemin kosovar mbi mbjelljen e misrit, ata kan zbuluar se ky insekt mund të mbijetoj vetëm në të mbjellat ku mbillet misiri dy vite me radh në të njëjtën arë.
Comeze ka kontaktuar një Agronom nga Kosova i cili qartë ka spjeguar se Misri është një Monokulturë dhe se kjo gjë nuk njifet vetëm përmes Mësimeve dhe analizave të bëra, por që shekuj me radhë populli shqiptar ka njohuri mbi këtë. Jo vetëm misri është i rrezikuar nga ky insekt, të rrezikuar janë edhe prodhimet tjera të cilat i takojnë Monokulturës siq janë trangujt, gruri, karrotat etj, spjegin ky Agronom./comeze.ne