Gjendja me furnizim me miell dhe produkte është stabile, s’ka vend për panik
Gjilan, 27 mars - Në territorin e komunës së Gjilanit gjendja me furnizim me miell dhe produkte të tjera është stabile dhe qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë panik.
Kjo u bë e ditur sot në takimin që nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, pati me kryeinspetorin Nevzad Rushiti dhe inspektorët e kësaj Komune.
“Defitinivisht është lajm i mirë se situata është stabile në këtë aspekt dhe nuk ka vend për panik. Po vizitohen në vazhdimësi të gjitha llojet e marketeve dhe ju garantoj që nuk ka vend për panik. Edhe furrat kanë kapacitete të kënaqshme ”, ka deklaruar numri dy i Gjilanit.
Në këtë takim u tha se në bazë të vizitave ne terren, nuk është vërejtur ndonjë ndryshim të çmimeve në këtë fazë.
Ndryshe, inspektorët komunalë po punojnë me rrotacion 24 orë.