23 Dhjetor 2024

Gjendja e stoqeve me grurë për blojë në Kosovë është e qëndrueshme

Prishtinë,13 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, për të diskutuar mbi rritjen e çmimit të miellit të raportuar nga qytetarët gjatë kësaj jave dhe masat që duhen ndërmarrë bashkërisht që kjo të mos ndodhë.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve e njoftuan ministrin Mustafa se gjendja e stoqeve me grurë të destinuar për blojë në Kosovë dhe regjion është e qëndrueshme, andaj nuk ka asnjë arsye, deri më tani, që çmimet e miellit të prodhuar në Kosovë të rriten.

Njëkohësisht, prodhuesit kosovar të miellit nuk kanë rritur çmimet e miellit, por ka informacione se ky çmim mund të jetë rritur kryesisht nga tregtarët e vegjël.

Ministri Mustafa kërkoi të ketë koordinim të plotë ne mes të MBPZhR-së dhe prodhuesve të miellit që të sigurojnë qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë keqpërdorime të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ministri Mustafa dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës u zotuan për partneritet të vazhdueshëm mes tyre dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim e bashkërendim të programeve dhe aktiviteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)