25 Dhjetor 2024

Gjendja e pyjeve e rëndë si pasojë e prerjeve ilegale

Prishtinë, 7 qershor - Kompetencat për mbrojtjen e pyjeve, të shpërndara në katër institucione, po shkaktojnë konfuzitet dhe paqartësi të mëdha lidhur me mbrojtjen e tyre.

Kështu vlerëson kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Pyjore të Kosovës Ahmet Zejnullahu. Sipas tij, delegimi i ko0mpetencave në nivel lokal vetëm sa e ka rënduar edhe më shumë gjendjen në pyjet e Kosovës.

    “Shpërndarja e panevojshme e këtyre kompetencave na ka krijuar telashe shumë të mëdha. Ne nuk e dëgjojmë më asnjë kryetar të asnjërës komunë duke thënë se pyjet po shkatërrohen sepse vet ata janë kompetentë dhe përgjegjës. Vet i kanë rojet e pyjeve dhe vet i kanë tenderët”.

Gjendje e rënde qëndron edhe në parqet nacionale që menaxhohen nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Madje, sipas Ahmet Zejnullahut, inspektorët e Agjencisë Pyjore të Kosovës janë ndaluar që të bëjnë kontrollimin e sipërfaqeve të dëmtuara në pyjet e parqeve nacionale.

    “A lyp kush përgjegjësi sot që gjendje në parqet nacionale është më e keqe sesa që ka qenë më përpara. Mirëpo, tash ne nuk e kemi të drejtën me ndërhy atje sepse na është ndaluar. Bile kemi pasur pengesa dhe është kërkuar edhe nga policia që as inspektorët tanë mos me i lejuar me kontrolluar atje”.

Mbrojtja efikase e pyjeve arrihet vetëm me miratimin e Ligjit ka potencuar Zejnullahu, sipas të cilit rishikimi i Ligjit për pyjet duhet proceduar sa më shpejtë në Kuvend dhe përmes tij të qartësohen kompetencat në mes institucioneve relevante për mbrojtjen e tyre.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)