28 Prill 2024

Gati fushata e korrje-shirjeve

Prishtinë, 6 korrik - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka njoftuar se fushata e korrje-shirjeve të drithërave të bardha, për shkak të vegjetacionit më të hershëm dhe temperaturave të larta që kanë mbizotëruar në muajt e verës, ka filluar më herët sesa në vitin e kaluar.

Nëpër mjet një komuniaket për media bëhët e ditur se sipas informacioneve fillestare që posedon komisioni qendror në Ministrinë e Bujqësisë, fushata e korrje-shirjeve më intensivisht është duke u zhvilluar në komunën e Prizenit, Suharekës, Gjakovës, Skënderajt dhe Gjilanit, kurse rendimenti mesatar i prodhimtarisë së grurit në këto komuna po sillet prej 3800 deri në 4200 kilogram për hektarë.


“Gjithashtu, sipas komisioneve lokale që janë duke e monitoruar procesin e korrje-shirjeve në komunat e tyre, të gjithë autokombajnerët janë duke e respektuar çmimin e korrje-shirjeve prej 100 euro për hektarë, të cilin e kanë përcaktuar komisionet qendrore dhe lokale, për shkak të subvencionimit të derivateve të naftës në shkallë prej 25 për qind nga Ministrisë së Bujqësisë. Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur ditë më parë, të gjithë ata autokombajnerë që nuk e respektojnë këtë çmim, nuk do ta gëzojnë të drejtën e subvencionimit në derivate të naftës”, thuhet në komuniaktë.

Autokombajnat që kanë filluar të korrin me naftë të pasubvencionuar të cilën e kanë blerë me çmimin e tregut dhe që i posedojnë formularët e nënshkruar dhe të vulosur nga drejtoritë komunale të bujqësisë, prej nesër do të kenë mundësi të kompenzohen në 23 pika furnizuese të naftës në tërë territorin e Kosovës.

Ndërsa, autokombajnat që do të përfshihen tani e pas në këtë fushatë, të cilat e posedojnë dokumentacionin e nevojshëm, do të mund të furnizohen me çmim të subvencionuar nga Ministria e Bujqësisë prej 0.93,75 cent në litër, në po këto njëzet e tre pika furnizuese.

Sipas të dhënave të komisioneve lokale, në fushatën e korrje-shirjeve të sivjetme do të përfshihen gjithsej 1558 autokombajna.

Ndërkaq, pikat ku ato mund të furnizohen me derivate të subvencionuara të naftës janë Hib Petrol me pikat e saj furnizuese në Prishtinë, Ferizaj, Bablak të Shtimes, Lipjan dhe Fushë Kosovë. Pastaj, ALBA Petrol në Viti, Compact në Gjilan, Alb Petrol në Podujevë dhe Elan Petrol në Prizren. Alfa Trade në Mitrovicë, ITC në Suharekë, OK Petrol në Prizren, Stella në Gjakovë dhe Strellci në Deçan. Ibos në Istog, Pajtimi në Malishevë, Jaha Petrol në Rahovec, FER Petrol në Drenas, Dini Petrol në Llaushë të Skënderajt, Benita Company në Klinë, Qendra Petrol në Dragash, Albina Petrol në Kamenicë, si dhe Kastrati Petrol në Pejë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)