GAGF dhe me Theranda Wine promovojn kuzhinën moderne shqiptare
Suharekë, 1 tetor - Pas organizimit të suksesshëm të Prishtina Gastronomy Festival, Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF) po vjen me ngjarjen e radhës.
Këtë herë GAGF së bashku me Theranda Wine po organizon një darkë për prezantimin e kuzhinës moderne dhe degustimin e verërave shqiptare në vreshtat e verarisë AgroKosova Holding.
Kjo darkë ka për qëllim promovimin e kuzhinës moderne shqiptare, dhe vjen si seri e parë e organizimeve që pritet të ndodhin, synimi i të cilave është njohja e gastronomisë moderne të kuzhinierëve shqiptarë dhe nxitja e shkëmbimit të përvojave të tyre me prodhuesit vendor.
Këtë seri të prezantimeve të kuzhinës moderne shqiptare po e fillojmë me kuzhinierin e mirënjohur Bleri Dervishi nga restorant Gzona, i cili do të bëjë prezantimin e një koncepti kuzhine që bazohet në evolucionin e traditës, të cilin e ai e quan ¨Memorie në evolucion¨.