Fushata e korrje shirjes në Drenas, afër përfundimit
Drenas, 21 korrik - Rreth 90 për qind e teritorit të mbjellur me grurë në Drenas ka përfunduar korrje shirja dhe rendimentet mesatare janë sill rreth 4000 kilogram për hektar.
Fushata e korrje shirjes në Komunën e Drenasit është në përfundim e siper. Sipas raportit të Komisionit për monitorimin e fushatës së korrje shirjes, deri me tani janë korrur 90 për qind e sipërfaqëve të mbjellura me grurë. Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Eknomik, Skender Hasi tha se fushata e korrje shirjes ka filluar me datë 08.07.2014 dhe përveç disa ndërprerjeve të vogla nga të reshurat e shiut fushata ka shkuar shumë mirë, ndërsa rendimentet mesatare sillen afro 4000 kilogram për hektar.
Çmimi i caktuar prej 110 euro për hektar nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Eknomik është respektuar nga të gjithë autokombanjerët. Këtë vit në Komunën e Drenasit kanë qenë të mbjellura 4300 hektar me grurë dhe ne bazë të rendimenteve pritet te grumbullohen afro 17.200 ton me grurë dhe ne bazë të numrit të banorëve që ka Komuna e Drenasit është siguruar buka për këtë vit.
Fermeri i cili ka mbjellur 105 hektar me grurë, Florim Kurrumeli, tha se ndjehet i kënaqur me rendimentet e grurit që sillen prej 5500 deri në 7000 kilogram në një hektar grurë. Variteti i farës së grurit që kanë apas të mjellura ka qenë APAÇI dhe janë shumë i kënaqur me rendimentet e fituara.