25 Dhjetor 2024

FT përkrah nismat për më shumë hapësira të gjelbra në zonat urbane

Prizren, 10 korrik - Forumi Transparenca përmes një letre publike i ka ofruar përkrahje iniciativës së Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) që prona komunale në ish-qendrën tregtare “Ben-af” t’ju kthehet qytetarëve në shfrytëzim në hapësirë gjelbëruese dhe rekreacion. 

Është më se evidente që qyteti i Prizrenit ka mungesë të hapësirave publike për rekreacion e shoqërim, që ka ardhur kryesisht si rezultat i planifikimit të mangët dhe keq-menaxhimit të pronës publike, duke lejuar edhe uzurpimin e këtyre sipërfaqeve, që edhe ashtu janë të pakta brenda lagjeve të qytetit.

\"Ekzistimi i vetëm një hapësirë gjelbëruese (park) me përmasa më të gjera brenda zonave të banimit të lagjeve të qytetit të Prizrenit me më se  90 mijë banorë shtonë domosdoshmërinë e përkrahjes së iniciativës dhe mbështetjen e idesë që prona komunale tek ish “Ben-Af” të ju kthehet qytetarëve si hapësirë gjelbëruese dhe rekreacioni.\"

Nga raporti zyrtarë i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) del në pah një e dhënë shqetësuese ku vetëm 30 cm2 sipërfaqe të parkut (0.09 m2) i takon një qytetari prizrenas. 

Duke e parë se ka hapësira të pakta gjelbëruese brenda zonave të banimit dhe duke e konsideruar si moment të fundit që një pronë komunale me përmasa më të mëdha të destinohet për hapësirë gjelbëruese dhe rekreacioni, Forumi Transparenca përmes kësaj letre publike i bënë thirrje të gjithë akterëve vendimmarrës në komunën e Prizrenit që sa më parë të fillojnë trajtimin e pronës komunale tek ish “Ben-Af”, duke i respektuar parimet e pjesëmarrjes së qytetarëve në planifikim dhe vendimmarrje.

Pos mbështetjes së iniciativës që prona komunale te ish “Ben-Af” të kthehet në hapësirë gjelbëruese dhe rekreacioni, Forumi Transparenca (FT) gjithashtu kërkon që qasja e deritanishme e Drejtorisë së Urbanizmit në planifikimin urban të ndryshoj me qëllim që të kemi një gjithëpërfshirje në hartimin e planeve urbane dhe monitorimin e zbatimit të tyre.

Forumi Transparenca është themeluar në mars vitit 2014, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit. Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)