FSK bën mbjelljen e fidanëve në fshatin Malishevë të Gjilanit
Gjilan, 22 prill - Ministri Agim Çeku, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe gjenerallejtënant Kadri Kastrati, qëndruan sot në fshatin Malishevë të komunës së Gjilanit, ku në mënyrë simbolike filluan aksionin e mbjelljes së fidanëve nga pjesëtarët e FSK-së me rastin e 22 Prillit, Ditës së Tokës.
Në Malishevë ata u priten nga kryetari i Gjilanit, Qemjal Mustafa me bashkëpunëtorë.
Ministri Çeku me rastin e fillimit të aksionit the se kujdesi për mjedisin është përgjegjësia jonë e përbashkët që të jemi aktiv në mbrojtjen dhe kujdesin për mjedisin tonë.
Ndërgjegjësimi mjedisor duhet të jetë një pjesë e sjelljes tonë, të menduarit dhe veprimit, dhe detyra jonë e përbashkët është që të përmirësojë kualitetin e ambientit në të cilin jetojmë dhe punojmë.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku tha po ashtu se: Mbjellja e pemëve është një nga mënyrat për ta bërë më ambientin më cilësorë, në të njëjtën kohë, mbjelljen e pemëve mbart një domethënie simbolikene i mbjellim, ato rriten dhe të na bashkojnë me brezat që vijnë.
Në aksionin për mbjelljen e fidanëve morën pjesë 100 pjesëtarë të FSK-së, rreth 15 pjesëtarë të kontingjentit amerikan të KFOR-it, nxënës të shkollave të mesme të Malishevës dhe Gjilanit, si edhe qytetarë të tjerë të lokalitetit. Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Agjencionin e Kosovës për Menaxhimin e Pyjeve.
Gjatë aksionit të sotëm u arrit që të mbillen mbi 300 fidanë të reja, pisha halore, me të cilat u pyllëzuan sipërfaqe të zhveshura në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, lokalitet ky i përzgjedhur për të shënuar me aksion konkret Ditën e Tokës.