22 Dhjetor 2024

FSBK: Qeveria fajtore për ngritjen e çmimit të bukës

Prishtinë, 17 gusht - Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, (FSBK), kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të ndërhyjë në lirimin e çmimit të miellit dhe bukës përmes subvencionimit dhe heqjes së TVSH-së për mullisët.

Kryetari i FSBK-së, Tahir Tahiri tha se me rastin e ngritjes së çmimit të bukës dhe miellit është duke u krijuar një situatë e rëndë për disa kategori të njerëzve.

“Ne mendojmë se është krijuar një situatë e vështirë për popullatën e Kosovës dhe disa shtresa që gjer më tani kanë pasur problem me i siguruar  bukën e tash e tutje me ngritje do të jetë edhe më problem”, tha ai.

Sipas Tahirit kategoritë më të prekura janë punëtorët e arsimit, pensionerët, punëtorët shëndetësor dhe janë goditur edhe një pjesë e madhe e bujqve.

Ai e fajësoi Qeverinë e Kosovës. “Fajtore për këtë gjendje të krijuar është Qeveria e Kosovës,  ngase nuk kanë përfill kërkesat tona për futjen e bujqësisë në prioritetet e tyre, në mënyrë që sot të kemi një bujqësi intensive, me çka do të sigurohej qind për qind buka e popullit”. Tahiri tha se Qeveria nuk ka siguruar rezervat e shtetit me drithin e bukës dhe nuk  ka planifikuar strategji për situata të tilla të mundshme të cilat po i zënë në befasi.

“Megjithatë FSBK-ja i ka alternativat e veta që i propozon Qeverisë së Kosovës që t’i subvencionojë furrtarët në çmimin e bukës ose me lirimin e mullisëve nga TVSH-ja.

FSBK-ja fton Qeverinë e Kosovës që menjëherë të fillojë me subvencionimin bujqve për mbjelljen e grurit dhe  sigurimin farës dhe plehrave. Janë çastet e fundit që të merr masa qeveria për daljen nga kriza”, tha Tahiri.  


Elhami Ismajli

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)