22 Dhjetor 2024

FSBK kritikon Ministrinë e Bujqësisë për korrje-shirjet

Prishtinë, 14 qershor - Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë se nuk i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e fushatës së korrje-shirjeve. Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë theksojnë se përgatitjet për fushatë kanë filluar me kohë. 

Nëse Ministria e Bujqësisë nuk i subvencionon kombajnerët me 50 % të çmimit të naftës, atëherë çmimi për hektarë mund të rritet në 150 euro. Ky konstatim doli nga kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve Tahir Tahiri, i cili tha se është dashur që Ministria e Bujqësisë të hartojë plan të hollësishëm deri tani.

“Ende nuk kemi informacione që Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoritë Komunale i kanë formuar shtabet për korrje-shirje. Po ashtu nuk kanë bërë plane për fushatë, si dhe nuk kanë bërë përgatitje tjera për të parë numrin e kombajnave që do të angazhohen në fushatë dhe gjendjen e tyre teknike”, tha Tahiri.

Menjëherë ka reaguar Ministria e Bujqësisë. Zëdhënësi Adil Behramaj, zëdhënës i ministrisë, tha se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe fushata do të fillojë brenda afatit optimal.

“Ua kemi dërguar kërkesat Drejtorive Komunale për Bujqësi që t`i identifikojnë autokombajnat që do të përfshihen në fushatën e korrje-shirjeve. Deri të premten duhet t`i dërgojnë evidencat. Po ashtu ne kemi bërë edhe kërkesën zyrtare ne kryeministri për një fond për subvencionimin e derivateve të naftës dhe me rishikimin e buxhetit, pas muajit qershor, do të dimë saktësisht se sa do të ketë subvencione”, tha Behramaj.

Sipas Behramajt, sapo të arrijnë evidencat nga komunat për numrin e autokombajnave do të formohet komisioni në nivel qendror dhe lokal për fushatën e korrje-shirjeve. Ndryshe, sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit janë të mbjella rreth 84 mijë hektarë me grurë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)