23 Dhjetor 2024

Francë: Kërpudha dhe fruta të thata nga malet e Kosovës

Prishtinë, 2 qershor - Besimi ka përzgjedhur kultivimin e kërpudhave, manaferrave, frutave si dhe të disa bimëve medicinale të maleve të Kosovës për shpërndarjen e tyre në Francë. Aty, në anën e Dragashit, pranë kufirit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, është një park natyror, ku vjelja bëhet sipas një rregulloreje të lejuar. Treva në lartësi që Besimi i ka shëtitur që në rininë e tij, para se të vinte në Francë.

Para se të shpjegojë qasjen e tij, ai tregon një pjesë të jetës së tij: \"Në vitin 1994 lufta nuk lejonte asnjë parashikim të mirë në Kosovë. Kam jetuar në një familje të mirë, por frika për mundësi ndërtimi të një ardhmërie më shtyu të shkoj në jug të Francës. Një i njohur imi më këshilloi që të shkoj në veri, ku ishte e mundur të gjeje një vend në një mjedis mikpritës. Unë kam qenë shofer kamioni për dymbëdhjetë vjet, me një pagë të mire, me që punoja natën. Por kompania është shitur më pas dhe me detyruan të bëj vetëm udhëtime gjatë ditës, të cilat ishin të paguara më pak. Kam ndërtuar familjen time këtu me gruan time. Katër fëmijë, të moshës 9-16 vjeç dhe është e vështirë. Kështu që, më në fund, unë zgjodha të marr një tjetër aktivitet, një tjetër drejtim\".

\"Unë nuk i pranoj produktet e Rumanisë\"

Për Besimin ishte e qartë: francezët janë konsumatorët të mëdhenj të kërpudhave. Ai mund të kthehet në vendin e rrënjëve të tij, për të ofruar prodhime të certifikuara natyrore: \"Parku Malet e Sharrit ngrihen në 2.748 m dhe Adriatiku i afërt sjell jodin e duhur për prodhimet e tij. Më kanë ofruar kërpudha nga Rumania, të cilat unë menjëherë i kam refuzuar. Këtu unë, e nga vijnë kërpudhat dhe frutat e egra. Ekspertët sigurojnë rregulla fitosanitare dhe garantojnë mospërdorimin e pesticideve. Kërpudhat korren pa dëmtuar natyrën, pastaj thahen sipas traditës. Unë jam i sigurt për mallin që propozoj, sepse unë kam vajtur personalisht t’i korr para se t’i ngarkoj në furgonin tim\".

Pesëdhjetë e tri orë rrugë !

I guximshëm, Besimit i janë duhur njëzet e katër orë për të shkuar dhe njëzet e nëntë për t’u kthyer për shkak të formaliteteve të kufirit me Serbinë. Me investimin e tij dhe kreditë e angazhuara për automjetin e tij si dhe deponë me qira prej 125 m2, ai shpreson të sigurojë resturantet dhe privatët e rajonit me prodhimet e tij cilësore. Dhe, në fund të fundit, në qoftë se ky biznes zhvillohet, ai synon të punësojë edhe disa persona.

Një metodë e gjatë për konservim, por e natyrshme

Pse kemi zgjedhur prodhime të thata? Kjo është metoda më e mirë për t’i ruajtur / konservuar ato në mënyrë natyrore. Kërpudhat dhe boronicat të sapombledhura duhet të konsumohen shumë shpejt, brenda disa ditësh. Të thara në ajër të hapur, ato mund të ruhen për shumë muaj, duke i përmbajtur vlerat dhe aromën e tyre.

Besim Qukovci ka përzgjedhur kërpudhat më të zakonshme dhe jo domosdoshmërisht ato më të rrallat: siç janë morel, porcini, chanterelles dhe bori të zeza. \"Unë mund të sjell në restorante për t’i kërkuar, thotë ai. Unë gjithashtu mund të punoj me një person që kërkon prodhime me një sasi të vogël apo të madhe, si dhe me privatët, të cilët mund të porosisin me pakicë. \"Këta klientë do të jenë të tërhequr edhe nga frutat e thata, siç janë manaferrat, dëllinjat, boronicat dhe mollët e egra, etj.

Sa për bimët medicinale, ato janë të rezervuara për profesionistët: primula vulgaris, artemisia absinthium, calendula officinalis, taraxacum officinalis, urtica dioica, betula pendula...

Këta emra latinë domosdoshmërish u flasin herboristëve. Për të qenë në një mendje me ta, Besimi parashikon një trajnim të përshtatshëm.

Këto prodhime të natyrshme, të cilat respektojnë standardet evropiane, tani duhet të arrijnë të bindin edhe konsumatorët, të cilët do të mund të blejnë prodhime cilësore që na vijnë drejt nga malet e Kosovës./albiinfo.ch/.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)