23 Dhjetor 2024

Forumi Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore mbahet në Zelandën e Re

Wellington, 5 nëntor - Forumi Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore pritet të mbahet në Zelandën e Re këtë muaj, i cili po shihet si një mundësi për të ndihmuar prodhuesit e ushqimit në këtë vend të kuptojnë më mirë tregjet e jashtme dhe në veçanti Kinën, thanë organizatorët të hënën.
Një grup prej 40 prodhuesish kinezë dhe përfaqësues të produkteve të qumështit pritet të marrin pjesë në mesin e 160 delegatëve në Forumin e parë Global për Sigurinë Ushqimore që do të mbahet në Dunedin të Zelandës së Re nga data 13- 15 nëntor.

Ministria e Industrive Parësore e Zelandës së Re nisi në gusht hetimin ndaj kompanisë "Fonterra" për skandalin e produkteve të ndotura të qumështit në Kinë, skandal ky i cili u pasua me shqetësimin e vendeve të tjera për këto produkte. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)