24 Dhjetor 2024

Finlanda vazhdon mbështetjen në pylltari

Prishtinë,  5 shkurt  - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen.

Me këtë rast, ministri Krasniqi ka prezantuar projektet zhvillimore, të cilat do të përfshihen në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorëve që mbulon kjo ministri. 

Ministri falënderoi ambasadoren për mbështetjen e deritashme që ka dhënë Qeveria e Finlandës për Kosovën, në veçanti në pylltari.

Ai po ashtu e ka njoftuar ambasadoren edhe për të arriturat në këtë sektor, ku në këtë tha se kanë ndikuar shumë edhe projektet e financuara nga Finlanda, siç është projekti \"Mbështetje Zbatimit të Politikave dhe Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë në Kosovë\", projekt ky i fokusuar në zbatimin e strategjisë së miratuar për zhvillimin e pylltarisë në Kosovë 2010 - 2020.

Ky projekt, sipas ministrit e ka ndihmuar zbatimin e aktiviteteve në kuadër të shtyllës së parë dhe asaj të tretë të strategjisë së pylltarisë. Ministri Krasniqi tha se ky projekt do të vazhdojë me fazën e dytë edhe për dy vitet e ardhshme dhe MBPZHR-ja do t’i kushtojë rëndësi këtij projekti dhe premtoi thëllim të bashkëpunimit.

Nga ana e saj, ambasadorja Meskanen, uroi ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, e në veçanti në pylltari.

Duke konfirmuar vazhdimin e projektit për fuqizimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë, ajo shprehi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit. Ambasadorja Meskanen dhe Ministri Krasniqi u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin me qëllim të implementimit sa më efikas të projekteve të përbashkëta.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)