23 Dhjetor 2024

Fillon krijimi i Policisë së Gjelbër

Prishtinë, 28 gusht - Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi , sot është pritur në takim zyrtar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi me ç ‘rast kanë rënë dakord për themelimin e grupeve punues për krijimin e Policisë së Gjelbër.

Gjatë këtij takimi, u.d ministri Matoshi, potencoi rëndësinë e krijimit të Policisë së Gjelbër, që sipas tij ka rol në shqiptimin e gjobave ndaj atyre që hedhin mbeturina në mënyrë të kundërligjshme.

“Për një ambient të pastër duhet filluar sa më parë, pasi që ndotja konsiderohet si problemi i dytë kryesor në Kosovë. Në këtë aspekt, ne si MMPH kemi vlerësuar si të domosdoshme krijimin e Policisë së Gjelbër”, tha Matoshi.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi gjatë këtij takimi ka mbështetur iniciativën e u.d ministrit Matoshi për krijimin e këtij njësiti të gjelbër policor.

“ Si ministër i MPB-së mbështes këtë iniciativën si të domosdoshme. Në këtë aspekt, kërkojë nga përfaqësuesit kompetent të Policisë që të shikojnë mundësinë ligjore dhe njerëzore për formimin e një njësiti të tillë”, tha ministri Gashi.

U.d ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi dhe ministri i MPB-së, Bejtush Gashi, gjatë këtij takimi kanë rënë dakord për krijimin e një plani të veprimit si dhe dhe analizimin modaliteteve të vendeve perëndimore  që janë aplikuar në krijimin e Policisë së Gjelbër.
 
Iniciativa për krijimin e Policisë së Gjelbër, është në kuadër të angazhimeve për pastrimin e vendit, aksion ky i cili fillon më 15 shtator dhe koordinohet nga u.d ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)