18 Prill 2024

Fillon identifikimi dhe regjistrimi i qenve me mikroçip

Prishtinë, 12 nëntor - Të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës mbajtës të qeneve, janë ftuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) qe t'i regjistrojnë dhe t'i pajisin me mikroçip dhe dokumentacion mbi pronësinë.

"Të gjitha shërbimet ofrohen falas, krejt çfarë  ju duhet të bëni është: ta dërgoni qenin tuaj tek veterinari me i afërt i kontraktuar", thekson AUV.

Përveç identifikimit dhe regjistrimit, AUV ofron falas edhe kastrimin/sterilizimin e qenve, për të gjithë pronarët e interesuar të marrin këtë shërbim por nuk është obligative.

AUV ka thënë së është obligim ligjor për çdo pronar të kafshës shoqëruese (qen) ta bëjë identifikimin dhe regjistrimin e kafshës së tij/saj.

"Përderisa ju jeni pronarë shteti ju mundëson qe ta legalizoni përmes një  mikroçip në trup, i cili ndërlidhet me të dhënat e pronarit, të cilat ruhen në Regjistrin Qendror të Kafshëve, i cili menaxhohet nga AUV", thuhet në njoftimin e AUV.

Procedura e vendosjes së mikroçipit është shumë e thjeshtë dhe aspak e dhimbshme për kafshën.

Mikroçipi injektohet përmes gjilpërës nën lëkurën e kafshës, ashtu si vaksinat, dhe nuk ka nevojë për përdorim të anestetikëve për t’u aplikuar.

Subjektet veterinare të kontraktuara që ofrojnë FALAS shërbimin e identifikimit dhe regjistrimit si dhe të kastrimit/sterilizimit të qenve me pronar në 8 komunat e para është:

KOMUNA E PRISHTINËS
1.    “KING – PET” O.P. – DMV Selatin Mjeku – 044 557 870
2.     “VETERINA 1” SH.P.K. – DMV Shefki Ajdini – 044 268 141
3.     “Crazy Pet” SH.P.K. – DMV Dardan Pozhegu – 044 248 780
4.     N.SH “SPANA” – DMV Korab Gunga – 044 176 653
 
KOMUNA E MITROVICËS
1. “MITRO VET” SH.P.K. – DMV Ahmet Osmani – 044 721 842
2. A.V. “Veterinaria” – DMV Avni Kadriu – 044 196 693
3. “BLENDOR KADRIU B.I.” - Blendor Kadriu – 049 461 010
 
KOMUNA E PEJËS
1. ” ZOOVET ” SH.P.K. – DMV Henrik Nulleshi – 044 221 222
 
KOMUNA E FERIZAJ
1. A.V. “Goni” – DMV Agron Pajaziti – 044 680 515
2. A.V.  “INDRITI” – DMV Mexhit Haxhimusa – 044 155 453
3. “MY PET” SH.P.K – DMV Urim Guta – 044 860 712
4. “Kushtrim Rexhepi B.I.” – DMV Kushtrim Rexhepi – 044 219 162
5. “Heset Vranovci B.I.” – DMV Heset Vranovci – 044 608 619
6. A.V. “Veterina” – DMV Ali Halili – 044 238 301
7.  “BESIM UKSMAJLI B.I.” – DMV Besim Uksmajli – 044 453 237
 
KOMUNA E VUSHTRRISË
1. “Zenel Zhabari B.I.” – DMV Zenel Zhabari – 049 213 038
2. “Pharmacion – Vet ” SH.P.K. – DMV Fevzi Gërxhaliu – 044 197 626
3. “QERIM BASHOLLI  B.I.”  – DMV Qerim Basholli – 044 673 981
4. “Veterina” – DMV Safet Osmani – 044 147 297

KOMUNA E DRAGASHIT
1. “Rexhep Shala B.I.” – DMV Rexhep Shala – 044 201 082
2. “Verim Mujaj B.I.” – DMV Verim Mujaj – 044 392 099
 
KOMUNA E DRENASIT
1. “Sefedin Heta B.I.” – DMV Sefedin Heta – 044 180 947
2. A.V.  ”DRENAS” – DMV Elbasan Ibriqi – 045 494 589
3. “VETERINARIA – DRENAS ” SH.P.K – DMV Florijan Mulaj – 049 226 365
 
KOMUNA E PODUJEVËS
1. “Nazmi Lahu B.I.” – DMV Nazmi Lahu – 044 170 323
2. “Sabri Halili B.I.” – DMV Sabri Halili – 044 274 668
3. “Blerim Vërshevci B.I.” – DMV Blerim Vershevci – 044 319 412
4. “Hamdi Aliu B.I.” – DMV Hamdi Aliu – 044 170 323
5. “Isuf  Berisha  B.I.” – DMV Isuf Berisha – 044 170 323

Shpejt do të nisë identifikimi dhe regjistrimi i qenve edhe ne komunat tjera.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)