22 Dhjetor 2024

Fillon çertifikimi i materialit fidanor të pemëve

Prishtinë, 11 tetor - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përkatësisht inspektorët fitosanitar të Zyrës Regjionale të Gjilanit me ndihmën edhe të inspektorëve fitosanitar të regjioneve tjera pas inspektimeve të rregullta nëpër fidanishte të prodhimit të materialit fidanor-pemor të cilat janë mbajt nën vëzhgim nga mbjellja për të vërejtur ndryshimet e mundshme në rritje dhe zhvillim në aspektin shëndetësor, tani kanë filluar marrjen e mostrave për të përcaktuar dhe vërtetuar gjendjen përfundimtare shëndetësore në analizat të cilat do të kryhen në laboratorët përgjegjëse  vendore.

Analizat vërtetojnë nëse fidanët janë apo jo të infektuara me sëmundje dhe dëmtuesit  të cilat nuk gjenden në territorin e Republikës së Kosovës (sëmundje karantine) si dhe për sëmundjet tjera të cilat vërehen, ku  i’u rekomandohet fermerëve kultivues të fidanëve për trajtim me preparate adekuate për eliminimin e tyre.

Ky zinxhir i kontrollit garanton se materiali fidanor-pemor i prodhuar në vendin tonë dhe i kontrolluar nga AUV është plotësisht i sigurt që garanton zënie (mbishmëri) dhe frytdhënie të sigurtë.

Fillimisht do të mostrohen fidanishtet e  Kamenicës dhe do të vazhdohet edhe në të gjitha fidanishtet  e regjistruara dhe licencuara nga Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në MBPZHR.

Pas raporteve të analizave laboratorike që do të kryhen nga laboratorët përgjegjëse do të filloj edhe procedura e  çertifikimit të materialit fidanor-pemor  Kjo çertifikatë është e  dedikuar për qarkullim dhe tregtim të brendshëm . 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)