23 Dhjetor 2024

Festivali i Gjelbër vjen me 30 dhe 31 Tetor

Prishtinë, 28 tetor - Edicioni i katërt i Festivalit të Gjelbër do të mbahet në datat 30 dhe 31 tetor në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.

Për tri edicione me radhë ky Festival është organizuar nga USAID Empower Private Sector, ku edicioni i tretë është organizuar në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës. Ndërsa nga edicioni i sivjetmë, ky projekt implementohet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Koncepti i Festivalit të Gjelbër është në përputhshmëri me punën e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ku objektivat kryesore të Klubit janë  promovimi i produkteve “Made in Kosova” si dhe në përputhje me strategjinë bazë të Klubit e cila përfshinë punësimin, diplomacinë ekonomike, energjinë dhe ambientin.

Festivali i Gjelbër ka për qëllim kryesor rritjen e tregjeve dhe promovimin e bizneseve në fushën e energjisë solare, atë efiçiente dhe të riciklimit.

Festivali do të ofrojë platformë rrjetëzimi për bizneset e gjelbra, agjencitë qeveritare, dhe të gjithë akterët relevantë të energjisë së gjelbër. Në këtë ngjarje dy ditore, rreth 45 kompani vendore do t’i ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre në Pavijonin e Gjelbër .

Këtë vit risi do të jetë prezantimi i kompanive ndërtuese me projekte dhe ide inovative të lagjeve moderne që promovojnë jetesën efiçiente 'Green'.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)