Festivali AgroFesta vjen nga sot me 3 Ditë t’Gzueme
Krushë e Madhe, 20 gusht - Festivali tradicional i perimekulturës në Krushë të Madhe, AgroFesta, në edicionin e shtatë vjen me shumë aktivitete perimtare, kulturore dhe rekreative.
AgroFesta tash e disa vite mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën e Madhe dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perimekulturave dhe produkteve te tyre.
Eventi që ka për qëllim ruajtjen e traditave të lidhura me perimekulturën, bujqësinë, promovimi i të gjithë potencialit prodhues, si dhe mundësi për promovimin e Krushës së Madhe në Kosovë dhe më tej.
Edicioni i VII-të, këtë vit vjen me një program të larmishëm, derisa është publikuar dhe promo zyrtare dhe emrat e artistëve pjesmarrës.
Në këtë vit, këngëtarët që zbresin në skenën e “AgroFESTA”, janë: rep-artisti i njohur BimBimma, Lluni, Semi dhe DJ 029.
Agrofesta organizohet në përkrahje të Komunës së Rahovecit.