Festa e vjeljes së rrushit Hardh Fest nis me 2 shtator
Rahovec, 23 gusht - Me slloganin “Ca kokrra rrushi”, me 2, 3 dhe 4 shtator në Rahovec do të organizohet festa e vjeljes së rrushit Hardh Fest.
Këshilli Organizativ Hardh Fest 2022 fillimishti do të mbajë një konferencë ku do të shpaloset në detaje programi festivalit, emrat kombëtar dhe ndërkombëtar që do të performojnë gjatë tri ditëve të festivalit.
Gjatë konferencës do të flasin: Gardalin Shtavica, drejtor artistik i festivalit; Nora Boshnjaku, anëtare e këshillit organizativ dhe përfaqësuese e Komunës së Rahovec, dhe Teuta Kurshumlija, përfaqësuese e Stone Castle – partner i festivalit.