Ferronikeli ka bërë mbjelljen e 70 drunjëve në Drenas
Prishtinë, 19 prill - NewCo Ferronikeli në prag të ditës së tokes, sot ka bërë mbjelljen e 70 drunjëve dhe vendosjen e disa kantave për mbeturina në Komunën e Drenasit.
Me konkretisht drunjet jane mbjellur ne hapesirat e shkollave Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Fehmi Lladrovci, Halil Bajraktari, dhe ne sheshin qendror te komunes se Drenasit. Poashtu kantat per mbeturina jane vendosur pikerisht ne shkollat e lartpermendura.
Mbjellja e ketyre drunjeve ka ndihmuar sadopak ne permiresimin e pamjes se oborrit te shkolles sone. Eshte nje gjest i vullnetit te mire dhe ne besojme qe keto aktivitete ne kete dite gjithashtu do i vetdijesojne nxenesit tone qe mbi te gjitha ta ruajne ambientin dhe te kontribojne per nje ambient me te paster tha Zt. Valdet Istogu, drejtor i gjimnazit Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Drenas.
Edhe perfaqesuesit e Ferronikelit qe se bashku me qytetaret e Drenasit ishin pjese e ketij aksioni, u shprehen mjaft te kenaqur qe sadopak kontribuan ne shenimin e kesaj dite.
Ne kemi deshmuar deri me tani me investimet qe kemi bere ne fabrike se kujdes te vecante i kushtojme fushes se ambientit, dhe kjo qe po bejme sot, pra mbjellja e ketyre fidaneve na gezon per faktin se kemi arritur te pakten te kontribojme ne permiresimin e ambientit per gjeneratat e ardhshme, tha Gaitanos, nga Ferronikeli.
Edhe kryetari i Komunes se Drenasit, z. Nexhat Demaku, tha se Eshte per tu vleresuar puna e qytetareve dhe bizneseve qe sot i jane bashkangjitur aktiviteteve te Komunes ne nder te Dites se Tokes.
Ai poashtu shtoi se fidanet e dhuruara nga Ferronikeli jane nje gjest i mire qe do ti kontriboje hapesirave gjelberuese ne komune, posaqerisht ne hapesirat e shkollave per nje ambient me te paster dhe me te kendshem.
Keto aktivitete ne Drenas u zhvilluan per te shenuar diten e tokes qe shenohet me 22 prill.