Ferronikeli fillon mbjelljen e 270 fidaneve në Drenas
Prishtinë, 22 prill - Me rastin e Ditës se Tokës, sot filloiimplementimi i projektit Rregullimi i hapësirave gjelbëruese ne rrugën14 qershori ku do te mbillen rreth 270 pisha te quajtura Selvi,projekt ky i financuar nga Ferronikeli, i cili kap shumën prej rreth 4mije euro.
Ajet Demiri, Drejtor i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes se Mjedisit, ne Komunën e Drenasit, falënderoi menaxhmentin e Ferronikelit qe kane mundësuar financiarisht implementimin e këtij projekti me rastin e Ditësse Tokës.
Ndërkaq, sa i përket rendesisë se ketij projekti Demiri tha seQëllimi i mbjelljes se këtyre fidaneve është për shkak te eleminimitsadopak te zhurmës ne këtë rruge kur kemi parasysh se kjo rruge është efrekuentuar nga hekurudha dhe automjete te shumta, prandaj përveç gjelbërimit për banoret e kësaj pjese do te jete edhe një kontribut kudo tju mundësoje zbutjen e zhurmave te automjeteve qe kalojnë këtejpari. Ne kuadër te këtij projekti Komuna e Drenasit do te beje edhembjelljen e kësaj sipërfaqeje prej rreth 1000 m2 me bare.
Demiri shtoi se Ferronikeli vazhdimisht po e mbështet Komunën eDrenasit me projekte te ndryshme per përmiresimin e infrastrukturës dhe hapësirave gjelbëruese dhe besojmë qe edhe ne te ardhmen do te vazhdojky bashkëpunim.
Ndërsazyrtari per informim i Ferronikelit, z. Shpetim Ukaj, tha para tepranishmeve se Ferronikeli i kushton rendësi te veçant krijimit te hapësirave gjelbëruese ne Komunën e Drenasit dhe se ky projekt sikurseedhe projektet e tjera qe janë implementuar me heret është një dëshmi evullnetit te mire.
Ukaj shtoi se Ne nuk do te ndalemi me kaq, menaxhmenti i Ferronikelitmbeshtet strategjine per perkrahje te Komunes ne kete fushe dhe se edhene te ardhmen do te ndihmojme projekte te tilla .
Po ashtu Ferronikeli ka finalizuar keto dite fazen e pare te projektitMbjellja e Drunjeve, ne Suke (deponia e Ferronikelit), ku eshte beregjelberimi dhe mbjellja e 220 drunjeve. Projekti do te vazhdoje deri nefinalizimin e plote sic eshte percaktuar ne projekt.