Fermerët si kënaq fondi për kredi
Prishtinë, 18 qershor - Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët.
Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh në uljen e kamatave për kredi. Kushtet për kreditim sipas tyre janë të pafavorshme dhe kjo po ndikon që fermerët kosovarë të jenë të pabarabartë për të konkurruar me ata të rajonit.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit në Kosovë, Milazim Berisha tregon për vështirësitë që po përballen fermerët për qasje në financim.
Bujqësia është një veprimtari nga e cila përfitimi është i ngadalshëm andaj kamatat afatshkurtra të cilat i ofrojnë bankat kosovare po na bllokojnë punën, ka thënë Berisha për Tribunën.