Fermerët në SHBA mbështesin reformën e imigracionit
Washington, 31 janar - Vetëm disa ditë pasi filloi mandatin e dytë, Presidenti Barack Obama po vazhdon përpjekjet për reformimin e ligjit të imigracionit. Disa anëtarë të Senatit kanë hartuar gjithashtu një plan reforme.
Shumë fermerë shpresojnë që çdo ligj i ri do të reformonte të ashtuquajturin program i punonjësve sezonalë, në mënyrë që punëtorët e fermave nga Amerika Jugore dhe Qendrore të hyjnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara.
Fermerët thonë se sistemi i tanishëm nuk funksionon. Në materialin në vazhdim do tju njohim me një fermë në Karolinën e Veriut.
Të korrat e duhanit në Karolinën e Veriut mbërritën më herët për vitin 2012, në fakt, edhe para se të mbërrinte ekipi i punëtorëve nga Meksika që ishte punësuar nga fermeri Billy Carter.
Ju po shikoni prodhimin, që është gati për tu vjelë, por nuk kemi punëtorët e duhur.
Ishte një garë me kohën. Zoti Carter thotë se ai humbi duhan, pra humbi të ardhura. Ai kishte marrë ligjërisht në punë njerëz në bazë të programit të vizave për bujqit. Atij i duhej të caktonte datën e fillimit të punës disa muaj më parë, por kushtet atmosferike nuk përputhen gjithnjë me parashikimet.
Rreziku i humbjes së të korrave është një arsye që shumica e fermerëve nuk e përdorin këtë program, por nuk është e vetmja arsye, thotë Lee Wicker i Shoqatës së Kultivuesve të Karolinës së Veriut.
Është shumë e drejtë të thuhet se sistemi i vizave H-2A për fermerët është i komplikuar.
Zoti Wicker thotë se rregullat dhe mbushja e formularëve janë të komplikuara dhe Shoqata e Kultivuesve merret me këtë burokraci, për një pagesë prej 1 mijë dollarësh për çdo punëtor.
Zoti Wicker thotë se ai i paralajmëron fermerët se sistemi është i ndërlikuar dhe i shtrenjtë.
Nëse keni mundësi të përballoni mbledhjen e të korrave pa përdorur programin e vizave, ju duhet ta bëni këtë për sa kohë që mundeni.
Shumica e fermerëve po e dëgjojnë këshillën e tij. Statistikat qeveritare tregojnë se punëtorët me viza H-2A përbëjnë vetëm 10 për qind të fuqisë punëtore të fermave.
Fermerët thonë se duan të punësojnë njerëz me dokumenta, por me sa duket amerikanët nuk duan të punojnë. Në vitin 2007, Byroja e fermerëve të Karolinës së Veriut u përpoq të rekrutonte punëtorë nëpërmjet reklamave në radio dhe një telefonate falas, thotë Larry Wooten, president i grupit të fermerëve.
Kushqo që donte të punonte në bujqësi mund të na telefononte falas. Ne ishim gati tu gjenim njerëzve punë në bujqësi, por gjithsejt ne morën rreth 3 telefonata.
Arsyeja për këtë është se pagat në ferma janë shumë të ulëta, thotë Eric Ruark i
Federatës për Reformimin e Imigracionit në Amerikë. Ai thotë se të drejtat e punëtorëve amerikane dhe imifrantë mbrohen më mirë kur fermerët përdorin programin e vizave H-2A:
Nëse një fermer ia arrin me sukses të shmangë përdorimin e programit H-2A dhe të marrë në punë një njeri të paligjshëm, që nuk e paguan mirë, kjo është një logjikë e thjeshtë e parë nga këndvështrimi i pronarit të fermës. Por kjo nuk është e pranueshme, as e ligjshme, madje është një qëndrim jo etik.
Billy Carter thotë se ai merr në punë punëtorë me vizë H-2A, sepse megjithë mangësitë e sistemit, ai merr në punë punëtorë të mirë dhe të ligjshëm, madje ai mund ta përballojë koston për të korrat e tij me vlerë të lartë.
Por ai thotë se ky program nuk funksionon për shumë fermerë të tjerë dhe Kongresi duhet të bëjë ndryshime.
Kemi të bëjmë me një lojë politike futbolli. Ekzistojnë shqetësime të ligjshme nga të dyja anët e problemit, të cilat tani për tani, nuk po diskutohen dhe nuk do të zgjidhen në të ardhmen e afërt.
Prandaj zoti Carter mbetet skeptik se atmosfera e re politike do të sjellë një reformë të rëndësishme të imigracionit.