25 Dhjetor 2024

Fermerët mitrovicas informohen për kultivimin e bimëve mjekësore

Mitrovicë, 17 qershor - Në kuadër të projektit “Bimët mjekësore dhe aromatike”, një grup fermerësh nga Mitrovica, të shoqëruar nga drejtori i bujqësisë, Nasuf Aliu dhe drejtoresha e AZHR-V-së, Rreze Duli, kanë vizituar kompaninë “Agroprodukt Syne”, në Sinaj të Istogut, e cila merret me grumbullimin, përpunimin dhe prodhimin e bimëve mjekësore.

Ata janë pritur nga Besim Loshaj, menaxher i administratës dhe Fadil Kabashi inxhinier.

Drejtori i Bujqësisë, Nasuf Aliu, tha se kjo vizitë është një mundësi e mirë për fermerët për t’u njoftuar me tërë procesin e kultivimit të këtyre bimëve.

“Kemi ardhur këtu me qëllim që këta fermerë, përfitues të mundshëm në kuadër të projektit tonë, të  shohin dhe të binden vet me funksionimin e kësaj veprimtarie,  ndërkaq më pastaj do të mbahen edhe trajnime në këtë drejtim. Dua të theksoj se kjo është një ndër prioritet më të mëdha edhe të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, i cili nuk ka mund të jetë sot këtu për arsye se ndodhet jashtë vendit”, tha Aliu.

Fermerët mitrovicas kanë vizituar fillimisht objektin e përpunimit të bimëve mjekësore, ku patën rastin të shohin nga afër punën që bëhet në fazat e ndryshme deri në paketimin e produkteve bimore.

Kabashi fillimisht i njoftoj ata se kjo kompani e themeluar në vitin 2002, merret me kultivimin e 76 lloje të bimëve mjekësore dhe frutave, në një hapësirë prej 93 hektarë.

Sipas tij, është e rëndësishme se për këto produkte tregu i shitjes është i sigurt. “Ne kemi produkte cilësore dhe tregu i shitjes për ne si kompani është tregu evropian. Kjo veprimtari është më specifike që krijon profit por edhe punësim dhe nuk do të keni problem për treg”, tha Kabashi.

Në objektet e përpunimit të bimëve, ai ua sqaroj fermerëve tërë procedurën e përpunimit të bimëve mjekuese deri në paketimin e produkteve.

Më pas ata vizituan serat të mbjella me një sërë bimësh, ku po ashtu u njoftuan me procesin e mbjelljes dhe kujdesit në rritjen e tyre.

Krejt në fund, fermerët mitrovicas, të shoqëruar edhe nga stafi udhëheqës i Kompanisë “Agroprodukt Syne”, vizituan edhe disa hapësira të hapura, të mbjella me lulen e Mentës, ku ishin duke punuar disa të rinjë që po largonin barin nga këto bimë shëruese.  

Fermerët nga Mitrovica, që synojnë në të ardhmen të merren me kultivimin e bimëve mjekuese, u shprehen të kënaqur me vizitën në këtë kompani, me tërë atë që panë dhe mësuan rreth kultivimit të këtyre bimëve, duke shpresuar se në të ardhmen ata do të mund t’i njoftojnë të tjerët rreth kësaj veprimtarie.  

Drejtori Aliu, falënderoj Kabashin për prezantimin në detaje të punës rreth kultivimit dhe prodhimit të bimëve mjekuese.

Ndryshe, projekti “Bimët mjekësore dhe aromatike”, sjell vlerë të re ekonomike dhe është i destinuar direkt për eksport. Ky projekt do të vazhdojë me mundësinë ende për aplikim, pastaj do të vazhdohet me trajnime profesionale nga “Agroprodukt Syne” dhe nga IADK, do të bëhet vlerësimi dhe certifikimi i parcelave për këto bimë si dhe faza e seleksionimit dhe certifikimit të fermerëve të suksesshëm.

Krejt në fund, do të bëhet furnizimi me bimë dhe tri makina tharëse, ku vlera e përgjithshme e këtij projekti do të jetë mbi 100,000 euro”.

Drejtoria Aliu u zotua se i njëjti projekt do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme dhe do të jetë projekt me vlerë në prioritetet e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)