24 Dhjetor 2024

Fermerët kosovarë ndihmojnë fermerët e përmbytur në Shqipëri

Prishtinë, 6 dhjetor - Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumeshtit ka dërguar të martën një kontigjent të  ndihmave për fermerët e regjionit të përmbytur të Vlorës.

Ky kontigjent përbëhej nga 30 tonelata ushqim të thatë, 18 tonelata koncentrat dhe 15 tonelata misër.

Me rastin e përmbytjeve të fundit në Shqipëri, Bordi i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka mbajtur takim urgjent me qëllim të daljes në ndihmë fermerëve të Shqipërisë së jugut dhe për një afat të shkurtër kohor ka arritur ta dergojë kontigjentin e parë të ndihmës humanitare për regjionin e përmbytur të Vlorës.

 Pas këtij kontigjenti Shoqata është duke mbledhur ndihma për një kontigjent të dytë që do të dërgohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

 “E kemi për obligim që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këso situata të vështira dhe do ta bëjmë këtë sa herë që të ketë nevojë”, thotë Besim Kuçi, kryetar në Shoqatën e Fermerëve Kosovarë të Qumështit me rastin e dërgesës së kontigjentit të parë.

 Kjo ndihmë është mirëpritur nga fermerët e regjionit të Vlorës, të cilët kanë qenë më të dëmtuarit në vërshimet e ditëve të fundit që ndodhën në Shqipëri.

 Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit është formuar në vitin 2016 dhe përfaqëson rreth 2500 fermerë nga e gjithë Kosova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)