25 Dhjetor 2024

Fermerët grekë protestojnë në Athinë kundër rritjes së taksave

Athinë, 15 shkurt - Fermerët grekë në vështirësi ekonomike, kanë protestuar në Athinë kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Afërsisht 3 mijë protestues të mbledhur me thirrjen e bërë nga sindikatat e fermerëve, janë tubuar para sheshit ku ndodhet Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Protestuesit kanë marshuar në sheshin Sintagma nën shoqërimin e policisë dhe kanë hedhur slogane kundër rritjes së taksave dhe sigurimeve shoqërore, që ishin pjesë e masave shtrënguese.

Ndërsa një grup fermerësh kanë shprehur reagimet e tyre duke shpërndarë produktet bujqësore. Protesta e cila ka zgjatur afërsisht 3 orë ka përfunduar pa ndonjë incident.

Një nga fermerët protestues Dimitris Gatanos, duke folur për gazetarin e AA-së ka vënë në dukje se për shkak të masave shtrënguese janë ulur me shpejtësi të ardhurat e tyre. Ai është shprehur se “Me këtë ritëm ne do të përfundojmë deri në burgosje. Ne nuk synojmë të paguajmë këto taksa. Ato le ti paguajnë deputetët të cilët vjedhin nga shteti.”

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se përfaqësuesit e fermerëve pritet që ditën e nesërme të takohen me ministrin e Bujqësisë, Vangelis Apostolou dhe zv.kryeministrin Yannis Dragasakis.

Fermerët në Greqi në kohët e fundit kanë rritur protestat e tyre për shkak të rritjeve të taksave të cilat kanë hyrë në zbatim me vitin e ri.

Fermerët grekë shpeshherë reagimet e tyre kundër qeverisë i tregojnë duke mbyllur me traktorët e tyre hyrjet e autostradave dhe të pikave kufitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)