25 Dhjetor 2024

Fermerët grekë bllokojnë rrugët në shenjë proteste

Athinë, 23 janar - Fermerët grekë bllokojnë rrugët në shenjë proteste ndaj një reforme të pensioneve, që pritet të pakësojnë më tej të ardhurat e qytetarëve. Fermerët protestojnë, duke përdorur traktorët për të bllokuar një autostradë.

Andonis Fasfalis zotëron 400 hektarë tokë, të mbjellë me misër, pambuk, grurë dhe elb pranë qytetit Larisa në Greqinë qendrore. Kjo është zonë me disa nga tokat më të mira bujqësore të Greqisë.

\"Gjendja financiare ku ndodhemi është tragjike për të gjithë fermerët e Greqisë. Kemi arritur në pikën që nuk kemi të holla për mbijetesë, për ngrohje. Disa kanë problem ushqimin.”

Ekonomia vendëse këtu është kryesisht e varur nga bujqësia.

Fasfalis dhe shumë të tjerë fajësojnë qeverinë për masat e reja \"që sipas tij do të rrënojnë bujqësinë.\"

Të mërkurën, qindra fermerë sollën automjetet e rënda nga e gjithë Greqia drejt nyjeve kryesore rrugore, të cilat pritet t’i bllokojnë në ditët e ardhshme.

“Qeveria është duke planifikuar masa që do ta rrënojnë bujqësinë, duke filluar me sistemin e pensioneve për të cilin ata kanë trefishuar kontributet plus tatimin. Me këto, fermerit grek i kërkohet të paguajë 85 për qind të të ardhurave. Ai nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë. Si do ta paguajë pjesën tjetër, duke përfshirë taksat e pronës? Si do të mbijetojë? Si do të ngrohet? Si do të ushqehemi? Si do ta punojmë tokën?\"

Autokolona prej rreth 800 traktorësh lëviz nëpër fshatrat e mbuluar me borë nga Thesalia e Greqisë qendrore për në Tempe Vale, një pikë jetike në autostradën kryesore që përshkon Greqinë nga veriu në jug.

\"Sot ne po bëjmë bllokadë në mënyrë që bujqësia të mund të mbijetojë,\" thotë Andonis Fasfalis.

Fermeri thotë se kjo është një luftë e vështirë.

\"Kjo është një rrugë e luftës. Është një çështje mbijetese për njerëzit që merren me bujqësi,” thotë Fasfalis.

Fermeri thotë se shpreson që qeveria dhe huadhënësit t’i dëgjojnë kërkesat e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)