Fermerët e Mamushës dhe Krushës do ta kenë mbështetjen e Qeverisë
Përmes këtyre investimeve, të cilat parashihen të realizohen gjatë këtij mandati, synohet fuqizimi i këtij sektori dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës. Kështu është shprehur sot Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili së bashku me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli kanë vizituar Komunën e Mamushës dhe fshatin Krushë e Madhe.
Gjatë këtsaj vizite, ministri Krasniqi, tha se MBPZHR-ja ka investuar në vazhdimësi në këtë komunën e Mamushës duke mbështetur fermerët me grante dhe subvencione, madje ai theksoi se edhe sivjet kanë një buxhet të dyfishuar dhe fermerët do të përfitojnë edhe me shumë.
Bujqësia është një nga segmentet kyçe të zhvillimit të vendit dhe që gjeneron vende pune. Andaj ne i ftojmë të gjithë ata që kanë tokë të punueshme që ta shfrytëzojnë atë, dhe mbështetja nga shteti nuk do të mungojë, tha ministri Krasniqi.
Në anën tjetër, kryeparlamentari, Kadri Veseli uroi kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Butuc për Diten Kombëtare të Turqve, dhe tha se diversiteti e bën Kosovën vend unik. Ai shprehi përgezime për fermerët e kësaj komune në angazhimin e madh në bujqësi dhe vullnetin e madh për punë që kanë. Bujqësia është prioritet i rendesishem për Kosovën dhe prandaj jam këtu me ministrin për të konfirmuar vazhdimësine mbështetjes së institucioneve për fermerët, tha Veseli.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Butuc ka falënderuar ministrin Krasniqi dhe kryetarin Veseli për vizitën dhe për mbeshtetjen në vecanti që MBPZHR-ja ka dhënë për fermerët e kësaj komune.
Ai tha se qytetarët e kësaj komune janë shumë punetorë dhe meritojnë mbeshtetje në vazhdimësi nga nstitucionet e Kosovës.
Po ashtu, sot ministri Krasniqi, ka vizituar edhe Kooperativën Bujqësore të Grave Krusha, në Krushë të Madhe të Rahovecit, me çrast tha se Rahoveci është qendra e bujqësisë në Kosovë dhe kjo kooperativë është një nga simbolet kryesore të këtij epiteti që gëzon Rahoveci.
Kooperativa është mbështetur në vazhdimësi nga MBPZHR-ja dhe ne do të vazhdojmë të hartojmë politika në mbështetje të planeve të tyre për zgjerim dhe zhvillim më të madh.\"
\"Unë jam shumë i gëzuar, që kjo kooperativë tashmë ka filluar të eksportojë në tregje të rëndësishme të Evropës, si në Zvicër, ku vitin e kaluar kanë eksportuar produkte në vlerë prej 17 mijë euro e këtë vit u informuam se do të eksportojnë produkte në vlerë 50 mijë euro, ka thënë ministri Krasniqi.
Kryetari Veseli e vlerësoi lartë përkushtimin e grave të Krushës në zhvillimin e bizneseve dhe punimin e tokës. Ai tha se kjo koperativë është shembull për punë të palodhshme.
Fahrije Hoti, kryetare e koperativës falenderoi ministrin Krasniqi dhe kryetarin Veseli për vizitën. Ajo shprehi një falenderim për MBPZHR-në për mbeshtetje të vazhdueshme që ka dhënë në zhvillimin e koperativës. Ajo njoftoi me të arriturat e deritanishme dhe foli për planet që kanë për të ardhmen.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, edhe sivjet, ashtu si edhe viteve të kaluara do ti mbështes projektet e grave fermere përmes granteve dhe subvencioneve.