Federata e Bujqve paralajmëron protestë më 10 Prill
Prishtinë, 10 mars - Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, paralajmëron protestë në muajin prill. Zyrtarë të kësaj Sindikate, në konferencë e sotme për media, kërkuan vëmendje dhe investim nga ana e Qeverisë së Kosovës për sektorin bujqësor.
Për shkak të mos realizimit të kërkesave të bujqve të Kosovës për investime nga ana e qeverisë në sektorin bujqësor, Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, paralajmërojnë protestë me 10 prill.
Kryetari i Sindikatës, Tahiri Tahiri tha se Qeveria e Kosovës, nuk po i kushton prioritet sektorit bujqësor, duke ndarë nga buxheti i saj për këtë vit vetëm 1 për qind.
Tahiri bëri të ditur, se sot do të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës dialog për arritjen e një marrëveshjeje për plotësimin e kërkesave të tyre. Sipas tij, nëse kjo nuk arrihet deri me 25 mars, atëherë protesta do të zhvillohet në kohën e caktuar.
c